Shpërtheu në Kupën e Botës, Arsenali e do transferimin e talentit meksikan

Shpërtheu në Kupën e Botës, Arsenali e do transferimin e talentit meksikan

Arsenali është një nga klubet evropiane që po monitoron nga afër situatën e talentit meksikan, Gilberto Mora, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në Kupën e Botës.

Sipas The Sun, mesfushori 17-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane pas një turneu të jashtëzakonshëm, ku fitoi një vend në formacionin bazë të kombëtares së Meksikës.

Mora, i cili është pjesë e Club Tijuana, u bë lojtari më i ri në historinë e Meksikës që ka luajtur në një Kupë Bote, duke shkruar emrin e tij në rekordet e futbollit të vendit.

Talenti i ri konsiderohet si një nga futbollistët më premtues që ka prodhuar Meksika në vitet e fundit dhe paraqitjet e tij në skenën më të madhe kanë rritur ndjeshëm interesimin nga klubet evropiane.

Përveç Arsenalit, edhe disa skuadra të tjera janë duke e vëzhguar zhvillimin e mesfushorit, i cili shihet si një investim për të ardhmen, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Megjithatë, një transferim në Angli nuk mund të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar, pasi Mora do të mbushë vetëm 18 vjeç në tetor, ndërsa rregullat aktuale nuk lejojnë kalimin e tij në Premier League para kësaj moshe.

Me potencialin që ka treguar dhe paraqitjet në Kupën e Botës, Gilberto Mora pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në vitet e ardhshme. /Periskopi/

Të ngjashme
Hamza pas takimit me Kurtin: PDK këtë mandat në opozitë, VV-së i dëshirojmë suksese me partitë e tjera

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK këtë mandat në opozitë, VV-së i dëshirojmë suksese me partitë e tjera

Gjendet e vdekur një shtetase e Malit të Zi në fshatin Banjë të Istogut, policia jep detaje

Gjendet e vdekur një shtetase e Malit të Zi në fshatin Banjë të Istogut, policia jep detaje

Varroset ish-lideri iranian, Ali Khamenei

Varroset ish-lideri iranian, Ali Khamenei

Dy të plagosur në sulmin me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset

Dy të plagosur në sulmin me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset

E rëndë: Burri ther me thikë bashkëshorten në Durrës

E rëndë: Burri ther me thikë bashkëshorten në Durrës

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

0:000:00