Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Dy krerët e partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, pas takimeve të mbajtura me Kryesitë e partive të enjten, kanë vendosur që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së liderit të VV’së, Albin Kurti, për t’u takuar.

Bedri Hamza ka treguar të enjten se do të takohet mëngjesin e sotëm në orën 09:00.

“Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme të takohet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit”, ka deklaruar Hamza, duke treguar për opsionet e tjera të kohës për takim që ishin ofruar, shkruaj Express, transmeton Periskopi.

Pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur të enjten, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, duke theksuar se ky ishte komunikimi i parë mes LVV-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë se për orën e takimit do të dakordohen ekipet.

“Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive politike”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se dëshiron trajtim gjithpërfshirës për krijimin e të gjitha institucioneve.

Abdixhiku ka shtuar se takimi me Kurtin është propozuar që të jetë i formatit 1+1, por shtoi se dëshiron që të jetë 2+2.

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku ka thënë dje se në këtë fazë nuk do të flasin për emra.

“Do të dëgjojmë edhe palën tjetër”, ka thënë Abdixhiku.

Derisa kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se s’ka nevojë për takim, meqë qëndrimi i AAK’së mbetet i njejti, plotësim i 6 kushteve nga Kurti në këmbim të kuorumit për presidentin.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë mbajtur pas dështimit të partive politike për arritjen e një marrëveshje për presidentin. Kjo çështje do të jetë vitale që të zgjidhet, pasi që vendi rrezikon edhe një palë zgjedhje të tjera./Periskopi/

Të ngjashme
Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

Koncerti i Kanye West, Policia e Tiranës tregon rrugët që do të bllokohen

Koncerti i Kanye West, Policia e Tiranës tregon rrugët që do të bllokohen

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç

0:000:00