Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për të mbledhur të dhëna mbi grupet e ekstremit të majtë.

Sipas një raportimi të Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë.

Gazeta shkruan se kabllogrami është dërguar në mesin e muajit qershor dhe u është adresuar ambasadave amerikane në disa vende, “nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri”.

Sipas dy personave të njohur me çështjen, disa prej ambasadave kanë kthyer përgjigje, por asnjëra nuk ka treguar se pajtohet me vlerësimin e administratës amerikane për nivelin e kërcënimit, raporton AP, transmeton Periskopi.

Raportimi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim në Washington, të fokusuar te ajo që administrata Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.


Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga Washington Post, kjo nismë ka shkaktuar shqetësim te disa zyrtarë amerikanë, aleatë evropianë dhe analistë të pavarur, të cilët nuk e shohin kërcënimin në të njëjtat terma me administratën.

Në artikull thuhet se disa zyrtarë amerikanë druhen se kjo qasje mund të lidhet me përpjekje për të përdorur instrumente të fuqishme kundërterrorizmi ndaj aktivistëve në Shtetet e Bashkuara, të cilët administrata i sheh si ekstremistë të majtë.


Një zyrtar amerikan i kundërterrorizmit tha për gazetën se lidhja me grupe të huaja terroriste “mund të hapë disa mjete hetimore”, përfshirë survejimin.

Ndërkohë, disa diplomatë të huaj kanë shprehur rezerva për ftesën e Rubio-s, duke vënë në dyshim qartësinë e qëllimit të takimit.


“Ne nuk kemi antifa”, tha një diplomat evropian për Washington Post. Një tjetër u shpreh: “Nuk mendoj se mund të gjejmë ndonjë arsye pse do të na interesonte të merrnim pjesë në një aktivitet të tillë”./Periskopi/




Të ngjashme
Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

Koncerti i Kanye West, Policia e Tiranës tregon rrugët që do të bllokohen

Koncerti i Kanye West, Policia e Tiranës tregon rrugët që do të bllokohen

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç

0:000:00