Kurti për zgjedhjen e Presidentit: S’është përgjegjësi veç e partisë fituese

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se s’është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes zgjedhja e Presidentit të vendit.
“Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët. Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.
Ai tha se këtë profil të Presidentit e kërkon Kushtetua.
Kurti ngjashëm deklaronte edhe para zgjedhjeve.











