Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka arritur tek Kuvendi i Kosovës për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Hamza tha se beson se ky takim do të ketë sukses në procedurat e mëtejme të formimit të institucioneve.

“Ne po shkojmë me iu përgjigj ftesës pa paragjykuar, ku uroj dhe besoj që me pasë sukses, me pasë progres, vendi me pasë institucione, me pasë stabilitet institucional edhe me pasë progres e përparim”, tha ai.

Hamza tha se nuk është në pyetje pozicioni apo emrat, por parimet.

“Ne s’po flasim as për pozicione, as për emra, po flasim për parime”, tha ai.

Hamza u shpreh sërish se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë më të gjithë në interes të vendit.

“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë. Fillimisht për prioritetet, se unë kam garuar me një program, kam garuar me disa prioritete, nuk kam garuar për me i pasë 4-5 vetë ministra, 5-6 vetë, për me pasë këtë pozicion a atë pozicion, po kam garuar me pasë ambient më të mirë për biznesin, me pasë partneritet me aleatët tonë edhe me miqtë tanë, po edhe si partner me i trajtu. Me i rrit pagat, me i rrit pensionet e shumë prioritete të tjera”, tha Hamza./Periskopi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

Sejdiu: Nesër Kurti i ofron opozitës pjesëmarrje në qeveri në këmbim të Presidentit konsensual

0:000:00