Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk kemi ndonjë rezultat konkret

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për takimin që pati me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza.
Ai tha se me të pati një takim konstruktiv dhe me “atmosferë të vullnetit”.
“Me kryetarin Hamza u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është edhe numri i dytë me numër të deputetëve pas Lëvizjes Vetëvendosje. E falënderoj kryetarin Hamza. Takimi ishte konstruktiv në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja në përputhje me vullnetin e popullit. S’kemi ndonjë rezultat konkret, të arritur që do të mund ta ndaja me publikun”.
Kurti kërkoi që “kjo frymë të mbizotërojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese t’i konstituojmë institucionet.
“Vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vijojë të mbizotërojë. Duhet të jemi optimistë”.
Kurti tha se në pasditen e vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.
“Si tri subjekte të mëdha, le ti mbledhim me shpejtësi 90 deputetë”./Periskopi/











