Dy të plagosur në sulmin me thikë në Ferizaj, i dyshuari arratiset

Një incident me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se janë sulmuar me thikë.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se e i dyshuari për sulmin është larguar në drejtim të panjohur dhe se Policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

"I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.Për informacione shtesë, opinioni publik do të njoftohet përmes raportit vijues”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
Hamza pas takimit me Kurtin: PDK këtë mandat në opozitë, VV-së i dëshirojmë suksese me partitë e tjera

Gjendet e vdekur një shtetase e Malit të Zi në fshatin Banjë të Istogut, policia jep detaje

Varroset ish-lideri iranian, Ali Khamenei

Shpërtheu në Kupën e Botës, Arsenali e do transferimin e talentit meksikan

E rëndë: Burri ther me thikë bashkëshorten në Durrës

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv

I riu zhduket në Prishtinë, nëna e tij lajmëron rastin Policinë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin lazëm përsëri për partitë opozitare, sot takon Hamzën e Abdixhikun

Tirana në listën e Washington-it për verifikimin e grupeve të ekstremit të majtë

0:000:00