Gjendet e vdekur një shtetase e Malit të Zi në fshatin Banjë të Istogut, policia jep detaje

Policia e Kosovës përmes raporitit 24 orësh, ka njoftuar se një femër shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin./Periskopi/











