LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, bëjnë të ditur nga Zyra për media e kësaj partie për KosovaPress. Osmani shpërndau Kuvendin në një konferencë për media të premten, ku nuk pranoi pyetje nga gazetarët. Ky veprim i saj nxiti reagime të […]

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, bëjnë të ditur nga Zyra për media e kësaj partie për KosovaPress.

Osmani shpërndau Kuvendin në një konferencë për media të premten, ku nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Ky veprim i saj nxiti reagime të shumta, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje u konsiderua të jetë akt kundërkushtetues.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh presidentin.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha mbrëmjen e së enjtes se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë në sallë nuk ishin prezent 80 deputetë. Ndërkohë që Haxhiu njoftoi se LVV i ishte drejtuar mënjherë Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, vendimi i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit erdhi mëngjesin e së premtes.

Në konferencën për media Osmani madje tha se se deri në shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës e kanë sjellë vendin, siç tha ajo, “njerëz me qëllime të rrezikshme”. E nga LVV kanë thënë se ajo duhet të tregojë se për kënd e kishte fjalën. Megjithatë, deri më sot (e hënë), presidentja Osmani nuk ka pasur ndonjë paraqitje mediale lidhur me këtë çështje.

 

Të ngjashme
GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit