Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar mbrëmjen si një festë të qytetit dhe të diversitetit kulturor.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama e shoqëroi videon me shprehjen “Tirona o nona”, ndërsa theksoi se kryeqyteti shqiptar është kthyer në një pikëtakim për njerëz nga e gjithë bota.
“Shqipëri e bukur europiane”, shkruan kreu i qeverisë, duke shtuar se vetëm gjatë ditës së sotme në Tiranë janë prezentë rreth 80 kombësi.
Koncerti i Kanye West ka mbledhur mijëra spektatorë në Tiranë, ndërsa ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit./Periskopi/











