Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë – historia e jashtëzakonshme e Granit Xhakës

Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë – historia e jashtëzakonshme e Granit Xhakës

Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e dramës me Kolumbinë dhe Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pas ekzekutimit të penalltive, Granit Xhaka u ul në gjunjë dhe shpërtheu në lot. Ishte një moment që përmblodhi jo vetëm emocionet e një fitoreje historike, por edhe rrugëtimin e jashtëzakonshëm të kapitenit zviceran.

Zvicra është kualifikuar mes tetë kombëtareve më të mira të botës për herë të parë që nga viti 1954, ndërsa Xhaka ka qenë edhe një herë figura kyçe e skuadrës, duke udhëhequr ekipin me qetësi, karakter dhe cilësi në mesfushë.

Ky sukses është kapitulli më i ri në një karrierë që ka kaluar nga momentet më të vështira deri te rikthimi spektakolar në elitën e futbollit.

Vetëm shtatë vjet më parë, e ardhmja e Xhakës në Ligën Premier dukej e mbyllur. Gjatë periudhës te Arsenali, mesfushori shqiptar ishte shndërruar në objekt kritikash të vazhdueshme nga tifozët. Kulmi erdhi në tetor të vitit 2019, në ndeshjen ndaj Crystal Palace, kur u fishkëllye nga tribunat teksa po zëvendësohej.

Pas atij episodi, trajneri Unai Emery ia hoqi shiritin e kapitenit dhe largimi nga "Topçinjtë" dukej vetëm çështje kohe.

Megjithatë, ardhja e Mikel Artetës ndryshoi gjithçka. Xhaka rifitoi besimin e trajnerit dhe tifozëve falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe karakterit luftarak. Ai u rikthye si lider i skuadrës dhe kontribuoi në triumfin e Arsenalit në Kupën FA në vitin 2020.

Më pas erdhi transferimi te Bayer Leverkuseni, ku përjetoi një tjetër periudhë të artë, duke fituar titullin e Bundesligës pa asnjë humbje.

Verën e kaluar ai u rikthye në Angli, këtë herë te Sunderlandi. Nën udhëheqjen e tij, skuadra jo vetëm që siguroi mbijetesën, por arriti edhe një vend që e dërgon në Ligën e Evropës, ndërsa paraqitjet e tij të shkëlqyera zgjuan interesimin edhe të Chelseat. Pavarësisht kësaj, Xhaka vendosi të vazhdojë aventurën me Sunderlandin.

Në Kupën e Botës, ndikimi i tij ka qenë po aq i madh. Pas një nisjeje jo ideale me barazimin ndaj Katarit, Zvicra reagoi me fitore ndaj Bosnjë e Hercegovinës, ku Xhaka vulosi triumfin 4-1 me gol nga pika e bardhë në kohën shtesë.

Me atë gol, ai u bë vetëm futbollisti i dytë në historinë e Zvicrës që shënon në tri edicione të Kupës së Botës, pas Xherdan Shaqirit.

Më pas erdhi triumfi historik ndaj Kolumbisë, që i siguroi Zvicrës një vend në çerekfinale. Fitorja u festua në mbarë vendin, ndërsa presidenti zviceran Guy Parmelin përgëzoi kombëtaren për arritjen historike, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Mediat zvicerane e cilësuan këtë si paraqitjen më të mirë të vendit në historinë e Kupës së Botës, me Xhakën që u vlerësua sërish si lideri i padiskutueshëm i ekipit.

Tashmë përpara Zvicrës qëndron sfida më e madhe e turneut, çerekfinalja ndaj Argjentinës. Kampionët në fuqi konsiderohen favoritë, por skuadra helvetike udhëton drejt kësaj përballjeje me vetëbesim të lartë dhe me besimin se mund të vazhdojë rrugëtimin historik.

Në qendër të këtij besimi mbetet Granit Xhaka – futbollisti që dikur u vu në dyshim, por që sot është shndërruar në simbolin e suksesit dhe krenarisë së futbollit zviceran./Periskopi/

Të ngjashme
Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Tërmet në Kosovë

Tërmet në Kosovë

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

0:000:00