Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Anglia e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Norvegjisë për vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Në orët e para të së dielës, Anglia fitoi 2:1, pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Jude Bellingham është hero i Anglisë. Ai i realizoi të dy golat.

Andreas Schjelderup e kaloi në epërsi Norvegjinë në minutën e 36-të. Ai shënoi supergol.

Kur pritej që Norvegjia ta fitonte pjesën e parë, Jude Bellingham shënoi për 1:1. Ai realizoi në minutën e dytë shtesë. Por goli u vlerësua kundërthënës më pas, pasi topi kishte goditur një kabllo të kamerave kur ishte goditur nga portieri norvegjez. Më pas anglezët realizuan aksion dhe barazuan, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Pjesa e dytë u dominua thuajse plotësisht nga Norvegjia.

Norvegjezët luftarakë shënuan gol që u anulua për faul dhe më pas goditën traversën. Shifrat megjithatë nuk ndryshuan.

Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Dhe menjëherë në minutën e tretë të vazhdimit të parë, Bellingham e shënoi golin e gjysmëfinales. Ai në fakt përfitoi nga një top i kthyer nga portieri i Norvegjisë, që nuk e kontrolloi atë pas një goditje nga distanca.

Norvegjezët më pas bënë përpjekje për të barazuar rezultatin, por pa sukses.

Kështu Anglia vazhdon në gjysmëfinale, ndërsa Norvegjia i jep fund Botërorit më të mirë në histori. Norvegjezët e udhëhequr nga Erling Haaland ishin befasia e këndshme e Botërorit./Periskopi/

Të ngjashme
Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

0:000:00