BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Bashkimi Evropian nuk e sheh gazin e lëngshëm natyror (LNG) si komponentë të strukturës së ardhshme energjetike të Kosovës, për aq kohë sa prioritet absolut i vendit mbetet përmbushja e zotimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Në një përgjigje për Albanian Post, një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka deklaruar se prioritete të BE-së – dhe të Kosovës – mbeten përshpejtimi i tranzicionit drejt burimeve të ripërtëritshme deri në 2030 dhe neutralitetit klimatik deri në 2050.

“Ndonëse gazi natyror mund – në rrethana të caktuara – të luajë një rol kalimtar në përpjekjet graduale për të diversifikuar burimet larg qymyrit, Kosova duhet t’i japë përparësi prodhimit të energjisë me karbon të ulët dhe atyre të ripërtëritshme, si dhe infrastrukturës përkatëse të transmetimit dhe ruajtjes, në përputhje me zotimet e saj klimatike dhe energjetike”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka theksuar se BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përshpejtuar shtrirjen e burimeve të ripërtëritshme, duke përfshirë financimin e projekteve, ofrimin e asistencës teknike, modernizimin e infrastrukturës së transmetimit, si dhe mbështetjen financiare shtesë përmes Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

“Kjo mbështet përparimin drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së për klimën dhe energjinë, forcon sigurinë e brendshme energjetike dhe redukton ekspozimin ndaj rreziqeve të furnizimit”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Kosova nuk ka asnjë tubacion që e lidh me rrjetet e gazit në rajon, ndryshe nga shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të refuzimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili në vjeshtën e vitit 2021 pezulloi projektin me Maqedoninë e Veriut, që parashihej të financohej përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Por, zhvillimet e shpejta gjeopolitike kanë bërë që SHBA-të të rikthehen sërish me të njëjtën kërkesë për Kosovën, duke insistuar që vendi të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të përfshihet në projektin e madh amerikan të energjisë në Ballkanin Perëndimor./Periskopi/


Të ngjashme
Tërmet në Kosovë

Tërmet në Kosovë

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

Shkodër: U gjet i vdekur në makinë, viktima ishte nën hetim për një vrasje në 2025

Shkodër: U gjet i vdekur në makinë, viktima ishte nën hetim për një vrasje në 2025

Përplasja Trump-“New York Times”: Katër gazetarë thirren në gjyq pas raportimit për sigurinë e Air Force One të ri

Përplasja Trump-“New York Times”: Katër gazetarë thirren në gjyq pas raportimit për sigurinë e Air Force One të ri

Policia e Kosovës për 24 orë shqipton 2486 gjoba në trafik

Policia e Kosovës për 24 orë shqipton 2486 gjoba në trafik

Tragjedi në Itali – U fut në lumë për të shpëtuar djalin e tij, vdes 38-vjeçari pasi u mor nga rrjedha e lumit

Tragjedi në Itali – U fut në lumë për të shpëtuar djalin e tij, vdes 38-vjeçari pasi u mor nga rrjedha e lumit

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve

“FIFA kaloi vijën e kuqe” – shpërthen revolta ndaj Infantinos pas vendimit për kartonin e Balogun

“FIFA kaloi vijën e kuqe” – shpërthen revolta ndaj Infantinos pas vendimit për kartonin e Balogun

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

0:000:00