‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, ka ngritur shqetësimin se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ka një fushëveprim të gjerë, i cili, sipas tij, mund të prekë jo vetëm zyrtarët publikë, por edhe familjarët, personat e lidhur dhe palët e treta që kanë kryer transaksione në mirëbesim.

Në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, Shala sqaroi se Byroja do të ketë mandat të iniciojë procedura ndaj zyrtarëve publikë dhe ish-zyrtarëve publikë, por tha se projektligji përmban dispozita që kërkojnë sqarim.

“Byroja është iniciues i rasteve, do të thotë që mbledh prova e tjerë e tjerë ndaj të gjithë zyrtarëve publik dhe ish-zyrtarëve publik. Tash këtu ka disa probleme të cilat janë evidentuar edhe në raport”, tha Shala.

Ai tha se projektligji lejon që verifikimi të përfshijë edhe pasurinë e fituar deri në pesë vjet pas përfundimit të funksionit publik, ndërsa procedura mund të iniciohet deri në dhjetë vjet pas largimit nga detyra.


“Edhe nëse një person ka përfunduar detyrën e tij… procedura ndaj tij mund të fillojë, mirëpo problemi është se pasuria e tij nuk vlerësohet vetëm deri në kohën kur ai ka qenë zyrtar, por mund të shtrihet edhe për pesë vitet e ardhshme deri në vitin 2022 dhe pra vlerëson edhe pasurinë e fituar gjatë kohës kur personi në fjalë nuk ka qenë zyrtar”, deklaroi ai.

Sipas Shalës, një tjetër problem është se projektligji përdor formulime të paqarta, të cilat lënë hapësirë për interpretim.

“Thotë se mund të zgjatet afati nëse pasuria është në masë më të madhe më e lartë, se çka nënkupton në masë më të madhe më të lartë, projektligji nuk e specifikon”, tha ai.

Duke folur për pasojat e konfiskimit, Shala sqaroi se projektligji nuk parasheh sanksione penale për zyrtarin, por vetëm konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Me zyrtarin që në fund i merret pasuria nuk ka sanksion ndaj tij. Mirëpo thjesht konsiderohet, në parim, i konfiskohet pjesa e pasurisë e cila është e pajustifikueshme”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai tha se në rastet kur gjatë procedurës evidentohen elemente të veprës penale, prokuroria duhet të ndërmarrë veprime.

“Normalisht që nëse vërtetohet ndonjë rast që ka shpërputhje të madhe, ka indicie penale e tjerë e tjerë, definitivisht se do duhej të merrej prokuroria edhe në aspektin penal”, u shpreh Shala.

Ai riktheu qëndrimin e IKD-së se krijimi i këtij mekanizmi nuk zëvendëson procedurën penale.

“Ky është problemi. Për këtë arsye po kthehemi te ajo në fillim… nuk mundet një sistem plotësues me të shërbyer si bazë që ti me i dënu penalisht personat përderisa ti ke dështuar në procedurë penale”, tha ai.

Shala ngriti shqetësim edhe për mbrojtjen e qytetarëve që mund të kenë blerë prona në mirëbesim nga persona që më vonë rezultojnë nën hetim.

“Problemi është se në fund ti ke ble banesë dhe ti ke menduar që po e kam ble një banesë të lirë… fakti që ai nuk e ka justifikuar pasurinë të merret ty banesa edhe pse ti as nuk je person zyrtar, as nuk ke pas asnjë lidhje me të”, deklaroi ai.

Sipas tij, projektligji përmban edhe formulime që kërkojnë përmirësim juridik dhe gjuhësor, ndërsa disa prezumime mund të cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve.

Në fund të intervistës, Shala foli edhe për rastet kur Byroja nuk arrin të dëshmojë se pasuria është e pajustifikueshme. Ai tha se projektligji nuk garanton mbrojtje të mjaftueshme për personat që kanë pasur pasurinë e bllokuar gjatë procedurës.

“Ligji nuk i jep mundësi gjykatës që t’i rishikojë në mënyrë periodike këto masa a janë ende të nevojshme, a janë ende proporcionale. Kjo është jashtëzakonisht problematike dhe është në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha ai.

Ai shtoi se dispozitat për kompensimin e dëmit janë të paqarta dhe nuk përcaktojnë përgjegjësinë institucionale.

“Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve nuk mund t’i mbulojë të gjitha këto situata. Kush duhet të jetë i paditur këtu? A duhet të jetë Byroja? A duhet të jetë Gjykata? Dhe të gjitha këto situata nuk mund të mbulohen përmes dispozitave të ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve”, deklaroi Shala.

Në përfundim, ai bëri thirrje që para miratimit të projektligjit të adresohen të gjitha mangësitë që mund të cenojnë të drejtat e qytetarëve.

“Pa marrë parasysh se cili është qëllimi i tij, duhet me e pas të qartë edhe Qeveria edhe Kuvendi se bëhet fjalë për një ligj që ka një rreze shumë të gjerë të shtrirjes së tij dhe ka një potencial shumë të lartë për shkelje të drejtave të njeriut në ndërhyrje në pronë. Për këtë arsye, nëse është vullnet politik me u miratu ligji, definitivisht duhet me u kujdes deri në detajin e fundit që ky ligj mos të krijojë pasiguri juridike te qytetarët”, përfundoi Shala./Periskopi

Të ngjashme
Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Tërmet në Kosovë

Tërmet në Kosovë

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

42 vite më parë Norvegjia me gjysmë profesionistë befasoi Anglinë, sot kërkon ta bëjë sërish në Botëror

0:000:00