ZRRE del mbi Gjykatën, s’e mer parasysh vendimin për pezullim të tregut të hapur

ZRRE del mbi Gjykatën, s’e mer parasysh vendimin për pezullim të tregut të hapur

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë të martën për Radion Evropa e Lirë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Kjo vjen pak orë pas një njoftimi të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila bëri të ditur se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së që […]

Kjo vjen pak orë pas një njoftimi të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila bëri të ditur se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së që ia ndalonte një kompanie të caktuar furnizimin me rrymë përmes shërbimit universal.

Oda Ekonomike e Kosovës reagoi ndaj vendimit të gjykatës duke thënë se ai pezullon njoftimin e rregullatorit të energjisë për dalje të detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, përcjell Periskopi.

Ajo i kërkoi ZRRE-së ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo “veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.

Por, rregullatori i energjisë sqaroi për REL-in se bëhet fjalë për një rast individual që ka të bëjë me një kompani të vetme, dhe jo me të gjitha bizneset.

Aktualisht, furnizues i shërbimit universal në Kosovë është KESCO.

Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha bizneset e mëdha – ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – nga 1 qershori janë të detyruara të dalin në tregun e hapur, që do të thotë se duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.

Ky vendim është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, me arsyetimin se kompanitë e licencuara për tregtim me energji po ofrojnë çmime shumë të larta./RadioEvropaeLirë/

Të ngjashme
GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit