BE-ja pret formim të shpejtë të qeverisë

BE-ja pret formim të shpejtë të qeverisë

Bashkimi Evropian (BE) në reagimin e parë pas zgjedhjeve në Kosovë është shprehur se pret që pas tyre të formohet sa më shpejtë qeveria dhe të vazhdojnë kontaktet me të. Nënvizon sidomos nevojën për ratifikimin e marrëveshjeve nga Plani i Rritjes në mënyrë që Kosova të përfitojë nga ato mjete të BE-së. Po ashtu përmend […]

Këto porosi janë dhënë në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

“Të dielën me 28 dhjetorë populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike për të hedhur votën në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Pas një bllokade politike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025 ne presim tash një konstituim të shpejtë të parlamentit dhe formim të qeverisë dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet”, thuhet në këtë deklaratë.

“Qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet drejt reformave aq të nevojshme që lidhem me BE-në. BE merr mirë në dijeni pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor dëshmoi një përkushtim të fuqishëm ndaj parimeve demokratike” thuhet më tej.

Në të njëjtën deklaratë këto dy zyrtare të larta të BE-së rikujtojnë se BE-ja kishte dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve i cili do të mbetet në Kosovë për ta ndjekur vazhdimin e procesit paszgjedhor.

“Presim nga Parlamenti që sapo të  konstituohet t’i ratifikojë marrëveshjet nga Pani i Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep ky plan në dobi të popullit të saj”, thuhet më tej./Periskopi/

Të ngjashme
Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare