Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të fermerëve në Rahovec.
Sipas pamjeve të publikuara nga Rahoveci Inside, kulturat bujqësore të fermerit Ilvi Jupa janë dëmtuar pothuajse tërësisht, duke shkaktuar humbje të mëdha pas një sezoni të tërë pune dhe investimesh.
Dëmtimi i të mbjellave ka rënduar gjendjen e fermerit, i cili tashmë përballet me pasojat e motit të pafavorshëm dhe humbjen e mundit të bërë gjatë muajve të kaluar
Fermerët e prekur kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dalin në terren, të evidentojnë dëmet dhe të ofrojnë mbështetje për tejkalimin e kësaj situate.











