Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Profili i famshëm fals me audiencë të gjerë që mbështeste iniciativat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Jona Çitaku, është “zhdukur” nga Facebook-u.
Çitaku, e cila mbante një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale në profil, ka deaktivizuar profilin pas denoncimit të profilit “Lule Gjeli”.
Në bazë të një kërkimi në rrjetin social ‘Facebook’, profili në fjalë s’figuron aktiv.
Çitaku kishte interaktivitet dhe mbështetje të lartë në rrjetin social ‘Facebook’. Ajo shpërndante postime që mbështesnin iniciativat e pushtetit.

“Lule Gjeli” përdorte gjuhë denigruese, linçonte e fyente kundërshtarët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prokuroria Speciale ka hapur hetim dhe po e trajton rastin e profilit “Lule Gjeli”, pas të cilit dyshohet se është një shqiptar nga Kosova që jeton në SHBA, Gent Prokshi.
Prokshi dyshohet se ka afërsi me figura drejtuese të Vetëvendosjes. “Lule Gjeli”.
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi është ofruar të dëshmojë për personin që ai thotë se qëndron pas profilit. Ai tha se e ka takuar në Delaware më 2021.











