I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

Profili i rremë "Lule Gjeli", i njohur për mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosjeka ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për linçimet, shpifjet e rënda ndaj figurave politike dhe publike, shkruan Periskopi.

Ndër emrat që kanë qenë objekt i postimeve të këtij profili është edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila në raste të ndryshme ka folur publikisht për fushata të organizuara të linçimit dhe dezinformimit ndaj saj.


Një nga publikimet e këtij profili të rremë përmbante sulme denigruese ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, përfshirë akuza të ndyta si "afera seksuale".





Ajo që ende nuk dihet është nëse Vjosa Osmani do të ndërmarrë një kallëzim apo padi të re lidhur me përmbajtjet që e kanë shënjestruar.


Periskopi ka provuar të kontaktojë me Egnesa Vitian, e cila ka shërbyer si këshilltare dhe zyrtare e kabinetit të Vjosa Osmanit gjatë kohës së saj në Presidencën e Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.


Në të kaluarën, Osmani ka deklaruar se sulmet personale, fushatat e dezinformimit dhe gjuha denigruese ndaj saj nuk janë vetëm çështje politike, por edhe një problem që prek funksionimin demokratik dhe sigurinë e debatit publik.


“Urdhërdhënësi ka emër dhe mbiemër”, deklaronte ish-Presidentja Vjosa Osmani për linçimet dhe ofendimet ndaj saja në një emision televiziv.


Urdhërdhënësi, sipas saj, është Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Madje, u shpreh e sigurt për të, duke iu referuar kohës që ka punuar me Vetëvendosjen dhe “dijenin për metodat e tyre”.


“Asnjë nga sulmet, ofendimet, propagandat, linçimet, manipulimet që janë bërë nga data 6 mars deri sot kundër meje nuk do të bëheshin pa dijeninë e urdhrin e zotit Kurtit. Janë fjalët e tij dhe urdhrat e tij që po zbatohen nga njerëzit e tjerë. Unë as nuk lodhem me i fajësu njerëzit e tjerë”, deklaronte Osmani.


Ndryshe, Prokuroria Speciale ka hapur hetim dhe po e trajton rastin e këtij profili të rremë "Lule Gjeli". Sipas raportimeve në media, pas profilit dyshohet se qëndron Gent Prokshi, shqiptar nga Kosova që jeton në SHBA.


Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi është ofruar të dëshmojë për personin që ai thotë se qëndron pas profilit. Ai tha se e ka takuar në Delaware më 2021.

Abazi e përshkroi “Lule Gjelin” si pjesë të një “lufte hibride” dhe akuzoi se profili ka sulmuar edhe zyrtarë amerikanë, përfshirë ish-zyrtarin Gabriel Escobar.

“Lule Gjeli është në shërbim të Kurtit dhe Dejona Mihalit në kuadër të LVV-së”, shkroi Abazi, duke kërkuar hetim edhe për personat që mund të kenë urdhëruar aktivitetin.

Ai pretendoi se profili kishte ndikuar në “prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në” përmes sulmeve dhe dezinformimit ndaj kundërshtarëve politikë.

Publikimi i identitetit të dyshuar shkaktoi reagime politike. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se edhe ai ishte sulmuar nga ky profil. /Periskopi/




Të ngjashme
Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Konjufca: Pas takimit të Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun, shihet që ka një interesim

Konjufca: Pas takimit të Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun, shihet që ka një interesim

Blerta Deliu-Kodra paraqitet në Prokurorinë Speciale, denoncon profilin “Lule Gjeli”

Blerta Deliu-Kodra paraqitet në Prokurorinë Speciale, denoncon profilin “Lule Gjeli”

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

0:000:00