Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, gjatë ushtrimit të kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit Volkswagen që po hynte në Republikën e Kosovës.

Bazuar në analizën e rrezikut dhe procedurat standarde të kontrollit, është kryer kontrolli fizik i automjetit, gjatë të cilit janë zbuluar disa thasë të mbushur me mallra të natyrës komerciale, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës së Kosovës. Vlera e përafërt e mallrave të zbuluara vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro.

“Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore, mirëpo ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur”, thuhet në njoftimin për media.

Në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mallrat janë ndaluar përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërsa ndaj rastit janë iniciuar procedurat administrative përkatëse, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së masave të parapara me ligj.



“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e kontrabandës, evazionit doganor dhe çdo forme të tregtisë së paligjshme. Njëkohësisht, Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimin ligjor për deklarimin e mallrave gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim..




Të ngjashme
Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

0:000:00