DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Rusia po rekruton gjithnjë e më shumë shtetas të huaj, kryesisht nga vendet më të varfra të botës, duke u premtuar paga të larta, punë civile dhe madje shtetësi ruse, për t’i dërguar më pas në vijën e parë të frontit në Ukrainë. Kështu thuhet në një hulumtim të publikuar nga Deutsche Welle (DW), i cili sjell dëshmi të familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), rreth 27 mijë shtetas të huaj janë rekrutuar nga Rusia për të luftuar në Ukrainë. Një studim i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), organizatës Truth Hounds dhe Byrosë Ndërkombëtare të Kazakistanit për të Drejtat e Njeriut (KIBHR) thotë se Moska ka ngritur një rrjet global për rekrutimin e të huajve, duke synuar persona në gjendje të rëndë ekonomike, sociale dhe ligjore.

Një nga rastet është ai i Oskar Kagola Mutokës, ish-ushtarak nga Kenia, i cili udhëtoi në Rusi gjatë vitit 2025 me premtimin për punë. Familja më vonë mori vesh se ai ishte dërguar në luftë dhe kishte humbur jetën. Trupi i tij nuk iu kthye kurrë familjes.

Rrëfim të ngjashëm ka edhe kubanezi Joan Viondi Mendoza, të cilit iu premtua një pagë mujore prej 2.000 dollarësh dhe shtetësi ruse. Ai përfundoi në frontin ukrainas, ku më vonë i kërkoi familjes ta nxirrte sa më shpejt nga lufta. Pak kohë më pas emri i tij u shfaq në listat e të vrarëve.


Sipas hulumtimit, shumë të huaj nuk e dinin se do të përfundonin në luftë. Atyre u premtoheshin vende pune në ndërtimtari, logjistikë, sigurim apo bujqësi, por pas mbërritjes në Rusi detyroheshin të nënshkruanin kontrata ushtarake në gjuhën ruse.

Një prej tyre është Arman Mondol nga Bangladeshi, i cili thotë se ai dhe të huajt e tjerë përdoreshin si “mburojë e gjallë” në operacionet ushtarake.

“Na dërgonin gjithmonë të parët në vijën e zjarrit, ndërsa ushtarët rusë qëndronin pas nesh”, rrëfen ai.

Mondol mbijetoi pasi automjeti me të cilin udhëtonte shpërtheu mbi një minë. Ai arriti të arratisej nga një spital ushtarak rus dhe me ndihmën e ambasadës së Bangladeshit u kthye në vendlindje, por ende vuan nga plagët fizike dhe traumat psikologjike të luftës.

Eksperti Ilja Nusov, një nga autorët e studimit, thekson se në shumë raste këto praktika mund të konsiderohen trafikim me njerëz, pasi përfshijnë mashtrim, detyrim dhe shfrytëzim të personave të cenueshëm.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse mohojnë se rekrutojnë me forcë shtetas të huaj. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se të gjithë të huajt që marrin pjesë në luftë e bëjnë këtë vullnetarisht dhe në përputhje me ligjet ruse.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të Shtabit Koordinues të Ukrainës për trajtimin e robërve të luftës, gjatë vitit 2026 Rusia mund të rekrutojë deri në 18.500 shtetas të huaj të tjerë për luftën në Ukrainë, duke treguar se ky fenomen vazhdon të zgjerohet.

Të ngjashme
Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Konjufca: Pas takimit të Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun, shihet që ka një interesim

Konjufca: Pas takimit të Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun, shihet që ka një interesim

Blerta Deliu-Kodra paraqitet në Prokurorinë Speciale, denoncon profilin “Lule Gjeli”

Blerta Deliu-Kodra paraqitet në Prokurorinë Speciale, denoncon profilin “Lule Gjeli”

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

0:000:00