Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Gj.M, nën dyshimin se njëjta ka mashtruar një numër qytetarësh përfitim donacionesh në bujqësi dhe për sigurim të tërmineve për viza.

Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se e akuzuara gjatë viteve 2022-2024 është prezantuar rrejshëm si përfaqësuese e një organizate jo-qeveritare (OJQ), ku përmes mashtrimeve ka përfituar rreth 12 mijë euro.

Sipas aktakuzës, e pandehura, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022–2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11,650 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) euro”, vijon njoftimi.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit.

Të ngjashme
Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

0:000:00