Trump: Irani ka kërkuar marrëveshje me ShBA-në, nuk e di se a janë të denjë për të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar të rikthehet në tryezën e negociatave për një marrëveshje.

Duke folur para gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One, pas kthimit nga samiti i NATO-s në Ankara të Turqisë, Trump tha se Teherani e kishte kontaktuar pak më herët, raporton BBC.

“Më telefonuan pak kohë më parë. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklaratat e tij vijnë vetëm një ditë pasi kishte thënë se armëpushimi ishte “i përfunduar” dhe se bisedimet me Iranin ishin “humbje kohe”.

Megjithatë, autoritetet iraniane nuk i kanë konfirmuar publikisht pretendimet e Trumpit.

Presidenti amerikan u ndal edhe te operacionet ushtarake ndaj Iranit, duke deklaruar se ShBA-ja i ka shkaktuar goditje të rënda.

“Ne i goditëm shumë fort. Ushtarakisht kemi fituar tashmë dhe atyre u ka mbetur shumë pak”, tha ai.

Edhe pse përsëriti se Irani dëshiron një marrëveshje, Trump shprehu dyshime për besueshmërinë e Teheranit.

“Nuk e di nëse janë të denjë për të bërë një marrëveshje. Nuk e di nëse do ta respektojnë atë”, deklaroi presidenti amerikan.

Të ngjashme
Rusia dënon vendimet e samitit të NATO-s për Ukrainën: Mund të kenë pasoja katastrofike

SHBA vazhdon sulmet në Iran, goditi 170 objektiva për dy ditë – zhvillimet e fundit

Reuters: Zemërim në Shqipëri, Edi Rama e mbron koncertin 4 milionë eurosh të Kanye West

Mbyllet përkohësisht qarkullimi në rrugën Brezovicë – Prevallë, do të asfaltohet një segment rrugor

Sonte rikthehet ethet e Kupës së Botës, luhet çerekfinalja e parë emocionuese

Nis afati kushtetues 30-ditor, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Xhaka: Të luash ndaj Messit është privilegj

Çfarë tha Trumpi për sulmet e sotme ndaj Iranit?

Policia pranon informatë se një person në Leposaviq posedon armë, kontrollohet edhe një lokacion në Vushtrri – ja çka u gjet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

0:000:00