Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

Jorge Jesus do të jetë përzgjedhësi i ri i Portugalisë, pasi është arritur marrëveshja që ai të zëvendësojë Roberto Martínez në krye të kombëtares portugeze.

Vetëm disa orë pasi konfirmoi largimin e Roberto Martinezit, Federata Portugeze arriti marrëveshje me Jorge Jesusin për ta emëruar përzgjedhës të ri të Portugalisë, sipas raportimeve të shumta.

Kontrata e tij do të jetë katërvjeçare dhe do t’i mundësojë teknikut portugez ta udhëheqë kombëtaren në Euro 2028 dhe në Kupën e Botës 2030, turne ky që do të organizohet bashkërisht nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Sfida e parë e madhe për Jorge Jesusin do të jetë mbrojtja e titullit në Ligën e Kombeve, të fituar nga Portugalia në vitin 2025. Portugezët ndodhen në një grup me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.

Në moshën 71-vjeçare, Jorge Jesus do të drejtojë për herë të parë një kombëtare.



Karriera e tij si trajner nisi në vitin 1989 te Amora, ndërsa katër vitet e fundit i ka kaluar jashtë Portugalisë. Fillimisht ai drejtoi Fenerbahcen më pas Al Hilalin dhe së fundmi Al Nassr në Arabinë Saudite, ku fitoi titullin kampion me të dy klubet dhe pati nën drejtim edhe Cristiano Ronaldo, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Në Portugali, ai u bë i njohur gjatë periudhës te Braga, me të cilën fitoi Intertoto Cup, sukses që i hapi rrugën transferimit te Benfica.

Gjatë dy periudhave te Benfica, nga viti 2009 deri në 2015 dhe më pas nga 2020 deri në 2022, ai fitoi tre tituj kampion të Portugalisë.

Në vitin 2015, Jesus bëri një lëvizje të bujshme te rivali i madh Sporting Lisbona, ku qëndroi për tre sezone dhe fitoi një Superkupë dhe një Kupë të Ligës./Periskopi


Të ngjashme
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

ShBA kryen sulme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump

ShBA kryen sulme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiçik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiçik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

Certifikimi i rezultateve zgjedhore - Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Certifikimi i rezultateve zgjedhore - Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Cakolli: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Cakolli: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

S'ka fitues, Ballkani barazon ndaj Connahs

S'ka fitues, Ballkani barazon ndaj Connahs

Presidenti kroat kërkon që NATO t'i kushtojë vëmendje Serbisë

Presidenti kroat kërkon që NATO t'i kushtojë vëmendje Serbisë

“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

0:000:00