Kandidati demokrat për Senatin në SHBA pezullon fushatën pas akuzave për sulm seksual

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka pezulluar fushatën për zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, pasi u përball me akuza për sulm seksual nga një ish-partnere.
Vendimi vjen pasi disa figura të larta të Partisë Demokratike tërhoqën mbështetjen ndaj tij, pas publikimit të akuzave nga media amerikane. Platner i ka mohuar kategorikisht pretendimet.
Përveç akuzës për sulm seksual, kandidati është përballur edhe me polemika të tjera, përfshirë postime fyese në Reddit dhe një tatuazh që, sipas kritikëve, ngjante me një simbol nazist.
Tërheqja e Platner e lë Partinë Demokratike në kërkim të një kandidati të ri për garën në Maine, një nga shtetet kyçe ku demokratët synojnë të rikthejnë kontrollin e Senatit në zgjedhjet e 3 nëntorit. Republikanët aktualisht mbajnë shumicën me 53 vende kundrejt 47 të demokratëve.











