Nis afati kushtetues 30-ditor, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Nis afati kushtetues 30-ditor, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mërkurën ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor, duke përmbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor.

Me certifikimin e rezultateve është finalizuar edhe përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në listën e deputetëve të Aleancës janë reflektuar dy ndryshime.

Me këtë vendim ka nisur të rrjedhë edhe afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Sipas nenit 66 të Kushtetutës dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, legjislatura e re duhet të konstituohet jo më larg se 7 gushti.

Kushtetuesja ka sqaruar se "mbajtja" e seancës konstituive nuk nënkupton vetëm mbledhjen e deputetëve në sallë, por përfundimin e të gjitha veprimeve kushtetuese që e bëjnë Kuvendin funksional, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në përputhje me procedurat, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të thërrasë seancën konstituive brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

Para mbajtjes së saj, pritet të zhvillohet edhe takimi përgatitor me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për organizimin e seancës.

Pas certifikimit të rezultateve, Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar se me këtë akt përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën e Kosovës.

"Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë. Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale", ka shkruar ajo.

Haxhiu ka falënderuar institucionet zgjedhore dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit, ndërsa ka theksuar se seanca konstituive do të thirret në përputhje me afatet kushtetuese.

Ajo ka shtuar se besimi i dhënë nga qytetarët përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.


Konstituimi i Kuvendit do t'i hapë rrugë fazës së formimit të institucioneve të reja.

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, ushtruesja e detyrës së Presidentes do ta mandatojë kandidatin për kryeministër, i cili më pas duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Për çështjen e presidentit, që nga dita e konstituimit të kuvendit ligjvënësit kanë 60 ditë kohë për ta zgjedhur kreun e shtetit.

Për formimin e Qeverisë nevojiten 61 vota e për presidentin duhen 80 vota. /Telegrafi/

Të ngjashme
Trump: Irani ka kërkuar marrëveshje me ShBA-në, nuk e di se a janë të denjë për të

Trump: Irani ka kërkuar marrëveshje me ShBA-në, nuk e di se a janë të denjë për të

Sonte rikthehet ethet e Kupës së Botës, luhet çerekfinalja e parë emocionuese

Sonte rikthehet ethet e Kupës së Botës, luhet çerekfinalja e parë emocionuese

Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Xhaka: Të luash ndaj Messit është privilegj

Xhaka: Të luash ndaj Messit është privilegj

Çfarë tha Trumpi për sulmet e sotme ndaj Iranit?

Çfarë tha Trumpi për sulmet e sotme ndaj Iranit?

Policia pranon informatë se një person në Leposaviq posedon armë, kontrollohet edhe një lokacion në Vushtrri – ja çka u gjet

Policia pranon informatë se një person në Leposaviq posedon armë, kontrollohet edhe një lokacion në Vushtrri – ja çka u gjet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

ShBA kryen sulme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump

ShBA kryen sulme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiçik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiçik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

Certifikimi i rezultateve zgjedhore - Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Certifikimi i rezultateve zgjedhore - Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

0:000:00