Rusia dënon vendimet e samitit të NATO-s për Ukrainën: Mund të kenë pasoja katastrofike

Rusia ka dënuar vendimet e marra në samitin e NATO-s në Turqi, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja katastrofike për sigurinë ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Aleanca po vazhdon militarizimin e Evropës, po përgatitet për një konflikt të armatosur me Rusinë dhe po rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Në samit, vendet anëtare të NATO-s premtuan 70 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2026, rikonfirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të aleancës dhe njoftuan marrëveshje për armatime me vlerë mbi 50 miliardë dollarë.
Zakharova tha gjithashtu se brenda NATO-s vazhdojnë të ekzistojnë mosmarrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, raporton Reuters, transmeton Periskopi.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se debatet mes vendeve anëtare janë shenjë e funksionimit demokratik të aleancës dhe jo dobësi./ Periskopi/











