Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Dokumenti e skiguruar zbulojnë skemën e dyshuar të kontrabandës me derivate, rolet e secilit anëtar të grupit kriminal, mënyrën e manipulimit të cisternave dhe provat mbi të cilat Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgimin për nëntë të dyshuar.

Një skemë e paprecedentë e krimit të organizuar, kontrabandës me derivate dhe pastrimit të parave është zbardhur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Dokumenti zyrtar i organit të akuzës, i siguruar nga Gazeta Insajderi, zbardh një rrjet kriminal të strukturuar që dyshohet se, për vite me radhë, ka futur naftë kontrabandë nga Shqipëria në Kosovë, duke përdorur modifikime mekanike të sofistikuara për t’iu shmangur kontrollit doganor.

Në pranga kanë përfunduar nëntë persona, ndërsa prokurorja e rastit, Dr. Arbëresha Shala, ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë anëtarët e grupit të arrestuar më 1 korrik 2026.

Faruk Mazrek: “Truri” dhe organizatori i rrjetit

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, në krye të këtij grupi të organizuar kriminal qëndron Faruk Mazrek.

​Dokumenti specifikon qartë rolin e tij udhëheqës: “Në krye të të cilit ka qëndruar i pandehuri Faruk Mazrek, i cili i ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi.”

Mazrek, së bashku me djalin e tij, Fariz Mazrekun, dyshohet se kanë përdorur biznesin e tyre të naftës “Po Petrol Fariz”, me seli në Mamushë, si mbulesë dhe pikë fundore për të futur në sistemin legal paratë e pista të fituara nga aktivitetet kriminale (ku përmendet edhe dyshimi për trafikim me narkotikë nga i kaluari i Faruk Mazrekut dhe fshehja e burimit të pasurisë përmes një emri të mëparshëm, Faik Mazreku).

Hetimet fillestare tregojnë se vetëm deri në fund të vitit 2022, përmes llogarive të tyre në bankat “Credins” dhe “Banka Kombëtare Tregtare (BKT)” në Prizren, ata kanë marrë kredi në vlerë prej rreth 930 mijë eurosh, me qëllim të fshehjes së origjinës së vërtetë të parave të nxjerra nga aktiviteti kriminal.

Skema e manipulimit: Si fshihej nafta me ujë?

Mekanizmi i kontrabandës, i cili sipas Prokurorisë ka funksionuar në vazhdimësi që nga korriku i vitit 2021, ka qenë tejet i sofistikuar dhe ka përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me pronarët e biznesit “Standard Petrol sh.p.k.” në Durrës, të identifikuar në dosje si K.V. dhe F.V.

Nafta nisej nga Porti i Porto Romanos në Durrës. Për t’iu shmangur Doganës së Kosovës, cisternat i nënshtroheshin modifikimeve të rënda post-fabrikor.

Prokuroria ka zbuluar se brenda cisternave ndërtoheshin dhoma sekrete. Pjesa e brendshme e cisternave modifikohej përmes një portëze të hapur në mënyrë të fshehtë, duke krijuar hapësira ku rreth 90 për qind e vëllimit të cisternës mbushej me ujë natyral, ndërsa pjesa tjetër (komora e ndarë) mbushej me derivate të naftës.

​Kur cisternat kalonin pikën kufitare të Kosovës, autobotet kalonin duke shmangur kontrollin e mirëfilltë doganor, pasi dhoma ndarëse e dukshme ose pjesa e jashtme testuese përmbante ujë natyral. Pasi kalohej kufiri, cisternat dërgoheshin në bizneset e tyre në Kosovë, ku bëhej zbrazja, ndarja e ujit nga nafta dhe më pas nafta e kontrabanduar hidhej në treg.

Për të mbyllur letrat dhe dokumentacionin, cisternat në Shqipëri ngarkoheshin fiktivisht në mjete transportuese sikur po lëviznin vetëm 20 për qind të sasisë së naftës drejt Kosovës, ndërsa sasia e mbetur e naftës së pastër u shitej në mënyrë të kundërligjshme bizneseve të tjera brenda Shqipërisë, duke krijuar një zinxhir mashtrimi me fatura të rreme.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat për vepra të rënda penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” (neni 277), “Kontrabandimi i mallrave” (neni 311), “Shpëlarja e parave” si dhe “Shmangia nga pagesa e tatimit”.

Prokuroria Speciale ka argumentuar se lënia në liri e tyre paraqet rrezik të lartë të arratisjes apo të koordinimit të mëtejshëm për asgjësimin e provave, andaj vendimi për caktimin e paraburgimit pritet të ekzekutohet nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë./Periskopi/


Të ngjashme
Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

0:000:00