“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të ishte pjesë e protestës së Tiranës që shpërtheu për projektin në Zvërnec nëse nuk do të ishte në krye të qeverisë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Rama tha se nuk do të protestonte duke u bazuar në faktet reale, ndërsa theksoi se qeveritë nuk rrëzohen për shkak të pakënaqësive të momentit.

Sipas tij, qytetarët duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Gazetarja: Nëse Edi Rama nuk do të ishte në petkun e Kryeministrit, do të kishte dalë të protestonte për spitale më të mira, për ikjen e trurit që vazhdon prej vitesh, për një sistem, për një administratë më të mirë të cilën e akuzuat para pak ditësh, e fajësuat të themi si përgjegjëse?

Edi Rama: Unë nuk kam arsye për të menduar që do të dilja aty, nëse do të bazohesha në faktet dhe në informacionin e vërtetë. Nëse do bazohesha në të gjitha llojet e manipulimeve, gënjeshtrave dhe amplifikimeve, patjetër do dilja edhe unë aty. Por faktet dhe informacioni i vërtetë është ndryshe. Pastaj shëndetësia, arsimi edhe të gjithë të tjerat kanë problemet që kanë. Problemet nuk lindën ditën që filloi protesta, problemet kanë qenë aty, janë shtruar në rrugën e zgjidhjes, janë zgjidhur pjesërisht. Dhe për të çuar përpara zgjidhjen e tyre kemi marrë mandatin e popullit shqiptar me shumicën më të madhe ndonjëherë që kur unë udhëheq Partinë Socialiste. Kështu që nuk mundet dot që të çohesh një ditë të bukur dhe të thuash që “unë dua shëndetësi më të mirë dhe kjo qeveri duhet të ikë”. Nuk funksionon. Duhet të presësh kur të vijnë zgjedhjet e tjera./Periskopi/

Të ngjashme
Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Spektri politik të mos u bëjë dëm prodhuesve vendorë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

Protesta para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

CNN: Irani po i dërgon Trumpit një mesazh sfidues me një funeral kolosal për udhëheqësin e vrarë

0:000:00