“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna, 500 euro i ngjajnë ndihmës sociale”

“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna, 500 euro i ngjajnë ndihmës sociale”

Pensionistët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me nivelin e pensioneve, duke thënë se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

Ata thanë se pensionet duhet të rriten, pasi që aktuali nuk po u mjafton as për barna.

Sipas tyre, një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale.

Pensionisti Bislim Ademi, tha për Ekonomia Online se pensionet janë shumë të dobëta.

“Shumë pak, pensionet të dobëta janë. E kanë folë që kanë me i dhënë më shumë, po tybe spo di, a çfarë kanë be. Jo. Kjo ma shumë, na dhanë diçka akrabaja a dikush dikush, s’na lajnë me hjekë, pensioni nuk del veç për barna, po për ndonjë kafe diku, se kurgjo hiq”, ka thënë ai.

Ademi thotë se pensioni duhet të jetë së paku 500 euro.

‘Moti e kanë folë që ka me pasë rritje, po kurgjo ajo spo s’bëhet, kurgjo spo na rritin. Nashta inshallah i rritin pensionin, askush s’flet për ta. Po pensioni së paku pensioni 500 euro, së paku po deri në 500 euro me na i dhënë, veç me kanë që realizohet”, tha ai.

Ndërsa, pensionisti tjetër Isuf Islami deklaroi se pensioni nuk është i mjaftueshëm për të përballuar shpenzimet, duke shtuar se një pension që është më pak se 500 euro i përngjan ndihmës sociale.

“O po pensioni nuk mjafton po duhet me, familja, fëmijët plotësohet, përndryshe duhet me kursye. Unë relativisht mirë e kam pensionin, por megjithatë, zhvleftësimi po bën të veten edhe nuk del, nuk mjafton. Sigurisht që do duhej, po. Është një obligim ligjor çdo vit me pasë ndryshime, po këtu po flasin para fushatave zakonisht, po mbrapa pastaj po i harrojnë. Po shiko, më pak se 500 euro, atëherë është më shumë i përngjan ndihmës sociale. 500 euro e më shumë aty ku ku ka mundësi, për shembull. Veç unë kisha thënë diku minimum 500 euro me qenë”, u shpreh ai.

Kurse, pensionisti Muharrem Zaberrgja, thotë pensionet duhet të ngriten me patjetër.

“Për një person po ia dalin disi, për dy e më tepër nuk mjaftojnë. Po dalin disi sipas nevojave. Ngritje duhet patjetër, po po presim deri sa të krijohen kushtet e volitshme. Po diku ka 500 euro kish mund me bë me ekzistu mesatarisht, as mirë, as keq”, tha ai.

Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërkaq pensioni kontributpagues sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht shkallës së arsimimit.

Të ngjashme
“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Shtyhet protesta e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë, organizatorët: U anulua për arsye ligjore

Shtyhet protesta e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë, organizatorët: U anulua për arsye ligjore

Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

0:000:00