Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike e Kosovës tha se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me kontrollin dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit të qumështores VITA.

OEK vlerëson se pretendimet e ngritura nga kompania për tejkalim të kompetencave nga institucionet përgjegjëse janë serioze dhe, nëse vërtetohen, mund të përbëjnë cenim të sigurisë juridike të bizneseve dhe të besimit të investitorëve.

Për këtë arsye, Oda tha se kërkon nga institucionet kompetente që të ofrojnë sqarime të plota dhe transparente mbi bazën ligjore, proporcionalitetin dhe procedurat e ndjekura.

“OEK rithekson se siguria ushqimore dhe zbatimi i ligjit janë obligime të panegociueshme, por kontrollet inspektuese duhet të jenë profesionale, të paanshme dhe të barabarta për të gjithë operatorët ekonomikë, duke shmangur çdo trajtim selektiv. Njëkohësisht, prodhuesit vendorë kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për konkurrencën nga importi dhe kanë kërkuar forcim të mekanizmave të kontrollit dhe mbështetje më të madhe institucionale për prodhimin vendas. Veprimet ndaj një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë krijojnë shqetësim serioz në komunitetin e biznesit, pasi mund të ndikojnë drejtpërdrejt në punëtorë, fermerë furnizues, zinxhirin e furnizimit dhe ekonominë vendore në tërësi. Sipas të dhënave të kompanisë, VITA grumbullon mbi 20 milionë litra qumësht në vit nga më shumë se 1,000 fermerë në mbarë Kosovën, duke përbërë një hallkë të rëndësishme të sektorit agro-ushqimor”, thotw OEK.

Në këtë drejtim, OEK thekson rëndësinë që institucionet kompetente të sqarojnë sa më shpejt rrethanat e rastit.

OEK bën thirrje për:

• transparencë të plotë institucionale

• respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të bizneseve

• trajtim të barabartë dhe të paanshëm të operatorëve ekonomikë

• politika të qëndrueshme për mbështetjen e prodhimit vendor

“Ruajtja e standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbështetja e prodhimit vendor duhet të ecin paralelisht, në interes të konsumatorëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”./Periskopi/

Të ngjashme
Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

0:000:00