Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me inspektimin e paprecedent të zhvilluar dje në objektet e qumështores “Vita”, një prej kompanive më të mëdha prodhuese në Kosovë, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit dhe një biznes që ka luajtur rol përcaktues në zhvillimin e industrisë së përpunimit të ushqimit dhe prodhimit vendor.

Angazhimi i një numri kaq të madh inspektorësh ndaj një kompanie të vetme përbën një veprim të paprecedent që ngre shqetësime serioze lidhur me proporcionalitetin, domosdoshmërinë dhe qëllimin e këtij intervenimi.

Ndonëse Oda Amerikane mbështet plotësisht zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e shëndetit publik dhe konsumatorëve, këto kompetenca duhet të ushtrohen gjithmonë në mënyrë proporcionale, profesionale, të paanshme dhe në përputhje me parimet e sigurisë juridike.

Veprime të kësaj natyre krijojnë perceptimin e një trajtimi selektiv dhe tendencioz, duke minuar besimin e komunitetit të biznesit dhe duke dërguar sinjal shqetësues për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj lidhur me përkeqësimin e mjedisit të të bërit biznes, si pasojë e pasigurisë juridike në rritje, paparashikueshmërisë institucionale dhe zbatimit jokonsistent të ligjit.

Raste si ky vetëm sa i përforcojnë këto shqetësime dhe e dobësojnë më tej besimin e investitorëve në Kosovë./Periskopi/

Të ngjashme
Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

0:000:00