Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit Komunal të Gjilanit i cili udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Alban Hyseni, për dhënien në shfrytëzim të kompleksit “Fshati i Lumtur”, për Bashkësinë Islame të Gjilanit.


Kurteshi këtë vendim të Kuvendit Komunal e ka cilësuar atë si të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesin publik.

“Kryetari i Komunës, përmes KK në Gjilan pati dorëzuar për shqyrtim në Kuvendin e Komunës, për seancën e 26 qershorit 2026, propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet, 75 hektarë tokë, biznesit nga komuna e Ferizajit, i themeluar para dy muajve, (me 24 prill 2026). Ky propozim - vendim u shty për më vonë, sepse në seancën e 26 prillit u fut në rend dite një propozim tjetër i kundër ligjshëm të cilin Kryetari i Komunës ka bërë përpjekje ta kalojnë në legjislaturën e kaluar të Kuvendit Komunal”.

“Për seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të thirrur për datën 26 qershor 2026, me kërkesën e Kryetarit të Komunës, z. Alban Hyseni është fut në rend të dite pika që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim, Bashkësisë Islame, të objekteve sociale të njohura me emrin “Fshati i Lumtur”, ky investim i një kompleksi godinash, që ishte donacion i Shtetit të Kuvajtit, në një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh në pronë publike, ku janë të ndërtuara dhe mobiluara nëntë objekte, me funksione të ndryshme, që i janë dedikuar personave në nevojë, jetimëve, pleqve etj”.

“Vlen të theksohet se Kuvendi Komunal i Gjilanit, në përbërjen e kaluar, duke e pas parasysh nevojën e madhe për këto objekte, për kategoritë e lartpërmendura, dy vite radhazi ka nda buxhet për funksionalizimin e këtij kompleksi, por mjetet nuk janë shfrytëzuar, sepse Kryetari i Komunës, qysh atëherë e ka sjellë në rend dite të seancave së Kuvendit, faljen e “Fshatit të Lumtur” Bashkësisë Islame, mirëpo Kuvendi Komunal atëherë e pati refuzuar kërkesën e kryetarit, si të paarsyeshme dhe kundër ligjore”, ka shkruar ndëe të tjera ai.



Të ngjashme
Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Fund i një epoke: Modric përlotet në lamtumirën e tij nga Botërori me Kroacinë

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

0:000:00