Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, katër prej tyre zyrtarë komunalë dhe dy pronarë të operatorëve ekonomikë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit me inicialet D.M., A.K., E.SH. dhe I.H. akuzohen për veprën penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", ndërsa XH.K. dhe A.S. për "Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik".

Sipas aktakuzës, D.M. dhe A.K., në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të tij, kanë vepruar në kundërshtim me Rregulloren për Prokurim Publik gjatë zbatimit të kontratës për ndërtimin e rrugëve lokale "Fejzë Koliqi – Gashi", "Smajl Sadria" dhe "Isuf Meta" në fshatin Javor.

Prokuroria pretendon se ata kanë miratuar realizimin e punimeve dhe kanë lejuar pagesa në vlerë prej 29,458.20 euro, ndonëse kontrata nuk ishte zbatuar plotësisht, pasi rruga "Fejzë Koliqi – Gashi" nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, sipas aktakuzës, operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm prej 9.050 eurove, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.

Në një rast tjetër, E.SH. dhe I.H. akuzohen se, në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të tij, kanë miratuar realizimin e punimeve dhe pagesa në vlerë prej 17,124.10 euro për projektet e ndërtimit të rrugëve "Hafir Gashi", "25 Gushti" në fshatin Javor dhe "Osman Dalipi" në fshatin Luzhnicë, edhe pse dy prej rrugëve nuk ishin ndërtuar fare.

Sipas Prokurorisë, me këtë veprim operatorit ekonomik i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm prej 6.439.82 eurove, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material.

Ndërkaq, XH.K. dhe A.S., si persona përgjegjës të operatorëve ekonomikë kontraktues, akuzohen se nuk kanë realizuar të gjitha punimet e parapara në kontratat e prokurimit publik, por kanë paraqitur dokumentacion sikur ato ishin përfunduar, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme mjete publike dhe duke dëmtuar buxhetin komunal.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, është kërkuar që ndaj tyre të shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në shërbimin publik./Periskopi/

Të ngjashme
Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjermania shkarkon Julian Nagelsmannin, Jurgen Klopp kandidati kryesor për trajner të ri të Gjermanisë

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

Gjenerali i Iranit shfaqet publikisht para funeralit të Khameneit

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

F.H., që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Rrjeti i “naftës me ujë”: Kush është truri i skemës që kontrabandoi miliona litra përmes dhomave sekrete në cisterna?

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Dogana zbulon 23.500 euro të padeklaruara në Merdar, ndalon 25% të shumës

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Kurteshi i VV’së sulmon vendimet e Komunës së Gjilanit: Prona publike po i falet Bashkësisë Islame

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Oda Ekonomike kërkon transparencë dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e qumështores Vita

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Ekrem Bajroviq gjendet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vite burg

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

Oda Ekonomike Amerikane: Inspektimi në “Vita” dëmton besimin e investitorëve

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

“Do të dilnit në protestë nëse s’do ishit Kryeministër?” – përgjigjet Rama

0:000:00