Emina Çunmulaj me dedikim të veçantë për bashkëshortin në ditëlindjen e tij

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”.












