Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” - këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” - këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Edhe pse futbolli është në qendër të çdo Kupe Bote, ndër vite turnetë janë shoqëruar edhe me këngë të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve.

Artistë të mëdhenj si Shakira, Ricky Martin, Pitbull, Jennifer Lopez dhe Will Smith kanë sjellë hite zyrtare për kampionatet botërore.

Lista e këngëve më të dëgjuara është përpiluar sipas numrit të transmetimeve në Spotify, me një përjashtim për këngën “Gloryland” të vitit 1994, e cila nuk është e disponueshme në këtë platformë.

Në vendin e parë qëndron padyshim “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Ajo është kënga më e suksesshme e një Botërori, me mbi 1.1 miliard transmetime në Spotify.

Në vendin e dytë renditet “Ole Ola (We Are One)” nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, kënga e Botërorit 2014 në Brazil, e cila ka kaluar mbi 464 milionë dëgjime, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Në listën e më të dëgjuarave janë gjithashtu:“Dai Dai” nga Shakira dhe Burna Boy (Botërori 2026) me mbi 188 milionë dëgjime; “Live It Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi (2018), me mbi 171 milionë dëgjime;

“Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha (2022);

“Cup of Life (La Copa de la Vida)” nga Ricky Martin (1998), një nga këngët më ikonike të historisë së Botërorëve;

“Un’estate italiana” nga Edoardo Bennato dhe Gianna Nannini (1990), një tjetër klasik i futbollit botëror.

Megjithatë, në historinë e muzikës së Botërorëve, emri që dominon është Shakira, e cila është e vetmja artiste me dy këngë në mesin e tri më të dëgjuarave, duke e bërë një nga figurat më të rëndësishme muzikore të kampionateve botërore./Periskopi/

Të ngjashme
Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

OVL e UÇK-së u kërkon ish-pjesëtarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Skandali që tronditi Zvicrën: Ish-politikani akuzohet për drogimin dhe abuzimin e grave, mes tyre një 15 vjeçe

Skandali që tronditi Zvicrën: Ish-politikani akuzohet për drogimin dhe abuzimin e grave, mes tyre një 15 vjeçe

Gjini takim me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gjini takim me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar