Dua Lipa flet për “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

Dua Lipa flet për “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

Dua Lipa, është bërë një prej zërave më të fuqishëm në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit gjigant turistik të mbështetur nga familja e Donald Trump. Gjatë një bisede në podcast-in e saj Service95 me akademiken dhe autoren Lea Ypi, këngëtarja 30-vjeçare i ka cilësuar protestat e qytetarëve si “mjaft frymëzuese”.

Në qendër të reagimit të Dua Lipës ka qenë mënyra se si qeveria shqiptare menaxhoi situatën ligjore për t’i hapur rrugë projektit prej 1.6 miliardë eurosh në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Zvërnecit. Ajo u shpreh e shqetësuar për faktin se si ligjet mjedisore mund të ndryshohen kaq lehtësisht pa asnjë lloj konsultimi me qytetarët.


“Ajo që më duket vërtet shqetësuese është parimi që qeveria thjesht mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore, pa asnjë lloj konsulte publike,” deklaroi Dua gjatë podcast-it.


Këngëtarja theksoi se është thelbësore që politikanët të mbajnë përgjegjësi për vendime të tilla dhe të shtrohen pyetje të qarta se kush përfiton realisht nga këto projekte dhe si e bëjnë ato vendin më të mirë.


Lëvizja e njohur ndryshe si “Revolucioni i Flamingove” ka marrë këtë emër për shkak të rrezikut që i kanoset ekosistemit dhe shpendëve të rrallë në zonat e mbrojtura ku parashikohet ndërtimi i resorteve dhe rreth 10,000 vilave. Dua Lipa shprehu adhurimin e saj edhe për vetë emërtimin e kësaj lëvizjeje qytetare, duke thënë se ky emër mbart një simbolikë tejet të bukur dhe përmbledh më së miri vendosmërinë e njerëzve që po protestojnë, është ‘frymëzuese’ tha Dua, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.


Deklarata e Dua Lipës u prit me entuziazëm të madh në Tiranë, ku protestat kanë hyrë në javën e tyre të gjashtë. Aleksandër Trajçe, udhëheqësi i organizatës për ruajtjen e mjedisit PPNEA, e vlerësoi reagimin e këngëtares si “fantastik dhe në kohën e duhur”, duke shtuar se ajo shërben si një idol dhe burim i madh frymëzimi për të rinjtë shqiptarë që të vazhdojnë rezistencën.


Ndërkohë, ky projekt i mbështetur nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka ngritur shqetësime edhe në nivel ndërkombëtar. Eurodeputetët kanë paralajmëruar Shqipërinë se mosrespektimi i standardeve mjedisore mund të rrezikojë seriozisht procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, i cili synohet të arrihet brenda vitit 2030./Periskopi

Të ngjashme
Katy Perry në Sunny Hill 2026 - performanca e shumëpritur dhe kurioziteti për praninë e ish-kryeministrit Trudeau në Kosovë

Katy Perry në Sunny Hill 2026 - performanca e shumëpritur dhe kurioziteti për praninë e ish-kryeministrit Trudeau në Kosovë

Emra të mëdhenj të skenës elektronike zbarkojnë në Prishtinë për Sunny Hill 2026

Emra të mëdhenj të skenës elektronike zbarkojnë në Prishtinë për Sunny Hill 2026

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër për herë të parë

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër për herë të parë

Vdes aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Vdes aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

I veshur me xhup dhe i relaksuar, Kanye West mbërrin në Tiranë për koncertin gjigant

I veshur me xhup dhe i relaksuar, Kanye West mbërrin në Tiranë për koncertin gjigant

Kanye West bën gafë para koncertit në Tiranë, ngatërron Shqipërinë me Turqinë në njoftimin për ngjarjen

Kanye West bën gafë para koncertit në Tiranë, ngatërron Shqipërinë me Turqinë në njoftimin për ngjarjen