Drake vendos bast të çmendur, kaq milionë dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës

Drake vendos bast të çmendur, kaq milionë dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës

Reperi Drake ka vendosur një bast prej 1.5 milionë dollarë apo ndryshe 1.28 milionë euro për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Artisti publikoi në Instagram një fotografi të bastit të vendosur në platformën Stake, pak orë para finales që zhvillohet në “New York New Jersey Stadium”.

Nëse Argjentina fiton trofeun, Drake pritet të arkëtojë mbi 5 milionë dollarë apo ndryshe 4.36 milionë euro.

Krahas fotografisë së bastit, ai shkroi me humor: “Cila ishte ajo shprehja? Më shumë fat herën tjetër…”, duke shprehur besimin te kombëtarja argjentinase.

Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha sportive, por edhe për humbjet e bujshme.

Së fundmi, ai humbi rreth 850 mijë euro pasi Conor McGregor u mposht nga Max Holloway në UFC.

Prej vitesh në rrjetet sociale qarkullon edhe teoria e quajtur “Mallkimi i Drake”, sipas së cilës skuadrat ose sportistët që ai mbështet publikisht shpesh përfundojnë duke humbur.

Tashmë mbetet të shihet nëse Argjentina do ta thyejë këtë “mallkim” në finalen ndaj Spanjës./Periskopi/

Të ngjashme
Trumpi dorëzon trofeun Spanjës

Trumpi dorëzon trofeun Spanjës

Messi me lot në sy pasi pranoi medaljen e argjendtë

Messi me lot në sy pasi pranoi medaljen e argjendtë

Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit

Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit

De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë

De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë

Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja, kampione e botës në futboll

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

Spanja bën dy zëvendësime

Spanja bën dy zëvendësime

Melania në njërën anë, Infantino në tjetrën – Trump ndjek finalen e Botërorit nga tribuna VIP

Melania në njërën anë, Infantino në tjetrën – Trump ndjek finalen e Botërorit nga tribuna VIP

Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966

Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966

Nuk mungon as Dua Lipa në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Nuk mungon as Dua Lipa në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë