Nuk mungon as Dua Lipa në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është një nga emrat që po merr pjesë në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk ishte pjesë e programit muzikor të ceremonisë së mbylljes së turneut, por u shfaq në tribunat e stadiumit si spektatore, duke ndjekur nga afër ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror.
Prania e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, pasi Lipa është një nga artistet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.
Ajo iu bashkua atmosferës festive të finales, e cila u shoqërua me një ceremoni madhështore me muzikë dhe performanca nga artistë të njohur.
Ceremonia e mbylljes së Botërorit solli në skenë emra të mëdhenj të muzikës si Robbie Williams, Nicole Scherzinger, Laura Pausini, iShowSpeed e Post Malone.
Artistja e një sërë hitesh zgjodhi ta përjetonte këtë moment historik nga vendet e spektatorëve, duke mbështetur eventin më të madh sportiv në botë.
Sidoqoftë, në fushë nisi 'beteja' e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës për trofeun e Kupës së Botës 2026./Periskopi












