Seriali turk që po 'çmend' publikun - përse të gjithë po flasin për “Daha 17”

Seriali turk që po 'çmend' publikun - përse të gjithë po flasin për “Daha 17”

Seriali turk “Daha 17” është kthyer në një nga temat më të diskutuara që nga premiera e tij më 31 maj 2026 në Kanal D.

Me një kombinim të dramës rinore, misterit dhe konflikteve sociale, seriali ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të bëhet viral në rrjetet sociale.

Një nga arsyet e suksesit të tij është përballja me serialin shumë të ndjekur “Teskilat”, ku pavarësisht konkurrencës së fortë, “Daha 17” arriti të renditet ndër serialet më të shikuara që në episodin e parë.



Kjo shihet edhe si një strategji e Kanal D, pasi me pushimin veror të “Teskilat”, seriali pritet të ketë më shumë hapësirë për të dominuar audiencën.

Shumë fansa e kanë krahasuar “Daha 17” me serialin e famshëm “Medcezir”, për shkak të historisë së ngjashme ku një i ri nga një realitet i vështirë futet në botën e të pasurve.

Protagonisti Aras, i rritur në jetimore, përballet me një ambient krejt tjetër pasi hyn në familjen e pasur Akkaya në Bodrum, duke sjellë përplasje mes dy botëve dhe dallime të mëdha sociale.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është kasti i aktorëve.


Aktori i ri Çagan Efe Ak, në rolin e Arasit, ka tërhequr shumë fansa të rinj, ndërsa Nesrin Cavadzade i ka dhënë serialit më shumë dramë dhe intensitet me rolin e saj.

Ndryshe nga shumë seriale verore turke që fokusohen te romancat e lehta, “Daha 17” sjell një histori më të thellë, me elemente misteri dhe drame psikologjike, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Historia ndjek përpjekjet e Arasit për të zbuluar të vërtetën rreth vëllait të tij të zhdukur, derisa dalin në pah sekrete të fshehura.

Edhe pse shifrat fillestare të audiencës janë të mira, suksesi i madh i serialit lidhet sidomos me reagimet pozitive në rrjetet sociale.

Interesi i madh i publikut ka bërë që “Daha 17” të shihet si një nga serialet që mund të bëhet fenomeni i verës 2026./Periskopi


Të ngjashme
Vdes aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Vdes aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

I veshur me xhup dhe i relaksuar, Kanye West mbërrin në Tiranë për koncertin gjigant

I veshur me xhup dhe i relaksuar, Kanye West mbërrin në Tiranë për koncertin gjigant

Kanye West bën gafë para koncertit në Tiranë, ngatërron Shqipërinë me Turqinë në njoftimin për ngjarjen

Kanye West bën gafë para koncertit në Tiranë, ngatërron Shqipërinë me Turqinë në njoftimin për ngjarjen

Pawsa elektrizon Amsterdamin para 20 mijë fansave, së shpejti performon edhe në Sunny Hill Festival

Pawsa elektrizon Amsterdamin para 20 mijë fansave, së shpejti performon edhe në Sunny Hill Festival

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Çfarë mund të fitojë Tirana me Kanye West?

Çfarë mund të fitojë Tirana me Kanye West?