Emërimi i Përfaqësuesit të ri Special për Kosovën, në mandatin e tij edhe mbështetja dialogut Kosovë- Serbi

Këshilli Europian emëroi Dirk Schubel Përfaqësues të ri Special të Bashkimit Europian për Kosovën.

Mandati i tij “përqendrohet në promovimin e një Kosove stabile, demokratike dhe multietnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe aktiviteteve të synuara informuese”, tha KE.

Përgjegjësitë kryesore të Përfaqësuesit të ri Speciale përfshijnë “monitorimin e përparimit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në konsolidimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së pakicave, si dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të BE-së për të siguruar një prani koherente dhe të dukshme”, tha KE.

Mandati i tij, siç u tha në njoftimin e Këshillit, përfshin edhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për më tepër, mandati përfshin ofrimin e udhëzimeve politike lokale për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) dhe mbështetjen e Dialogut Beograd-Prishtinë për të nxitur stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, thuhet në njoftim.

Dirk Schubel është shtetas gjerman dhe diplomat i lartë europian me përvojë të gjerë në një sërë pozicionesh drejtuese brenda Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionit Europian, si dhe ka punuar edhe në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS./ Periskopi/

Të ngjashme
Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

Gjendja në Pediatri, këshilltari i Vitisë mundohet ta arsyetojë: S’e kemi pasur dorën e hekurt

Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë zonën e Llamanit

Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

NATO dënon sulmet kibernetike të Rusisë: Po kërcënojnë sigurinë e aleatëve

Rasti në Pediatri, KOMF ngre alarm për kushtet në shërbimet shëndetësore për fëmijët

0:000:00