Gjendja në Pediatri, këshilltari i Vitisë mundohet ta arsyetojë: S’e kemi pasur dorën e hekurt

Gjendja në Pediatri, këshilltari i Vitisë mundohet ta arsyetojë: S’e kemi pasur dorën e hekurt

Pas reagimeve të shumta dhe masave të ndërmarra lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, të cilat erdhën pas publikimit të pamjeve nga qytetarja Aulonë Memeti gjatë trajtimit të fëmijës së saj në këtë klinikë, ka reaguar Durim Elshani, këshilltar në kabinetin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, Elshani është munduar ta arsyetojë gjendjen në Pediatri, duke thënë se sistemi shëndetësor ka trashëguar probleme të shumta infrastrukturore dhe se ndërhyrjet janë bërë fillimisht në njësitë ku ka pasur më së shumti nevojë.

Por, megjithatë Elshani e pranoi se në disa aspekte nuk është vepruar me intensitetin e duhur.

“Nuk po flas për tjera, sepse çështja e reagimit të juaj ka të bëjë edhe me çarçafa, edhe me letër banjoje, edhe pajtohem që standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet veç me investimet që i përmenda. Nuk matet veç me sa aparatura moderne blen; me sa ligje miraton; me sa staf shton; me sa spitale e poliklinika bon… Matet edhe me pastërtinë e një dhome, me pastërtinë e një shtrati, me pastërtinë e një tualeti, me një sapun që zëvendësohet kur harxhohet, me sjelljen e stafit ndaj pacientit. N’këtë pjesë nuk e kemi pas dorën e hekurt”, shkroi ai.

E tek tash, sipas tij, edhe kësaj klinike i ka ardhur radha për ‘transformim’, por veçse jo këtë vit, por në vitin e ardhshëm.

“Për Pediatrinë, për të cilën sot me të drejtë ka reagime, siç mund ta shihni në foto, është në përfundim renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës, ndërsa në vitin e ardhshëm fillon transformimi i krejt Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Për këtë projekt veçse janë nda 1 milion e 250 mijë euro. Po ashtu, lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë suspenduar katër infermierë, derisa komisioni hetues ta sqarojë saktësisht se çka ka ndodhë”, shkroi mes tjerash Elshani./ Periskopi/

Të ngjashme
Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

0:000:00