Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy raste të ndryshme të regjistruara në Himarë dhe Ksamil.

Rasti i parë u shënua në zonën e Filikurit, në Himarë, ku një shtetase spanjolle njoftoi se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare nisën kërkimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tij, nxjerrjen nga uji dhe transportimin e sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë, shkruan A2CNN, transmeton Periskopi.

Një tjetër ndërhyrje u krye në Ksamil, ku 8 turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, u shpëtuan pasi skafi plastik me të cilin lundronin rrezikonte të fundosej në zonën pranë “Tre Ishujve”.

Efektivët e Policisë Kufitare ndërhynë me gomone dhe mjete jet ski, duke i nxjerrë turistët në siguri dhe duke rimorkuar mjetin lundrues drejt bregut në zonën e plazhit “Puerto Rico”.

Të ngjashme
Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

0:000:00