Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është tallur me presidentin amerikan, Donald Trump, për zotimin e tij që të vendosë taksë ndaj të gjitha mallrave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormzuit, duke thënë se Irani do të vendosë një tarifë më të ulët.
“POTUS [Donald Trumpi] ka absolutisht të drejtë. Kushdo që ofron kalim të sigurt të anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit duhet të kompensohet për këtë shërbim. Irani gjithmonë ka qenë gardian i Ngushticës dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë. 20 për qind natyrisht se është tepër. Ne do të jemi të drejtë” – shkroi kryediplomati iranian në rrjete sociale.
Më herët të hënën, presidenti amerikan tha se vendi i tij do ta rivendosë bllokadën detare ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe do të zbatojë një taksë prej 20 për qind ndaj anijeve që kalojnë andej për t’u garantuar siguri.
“Ne do ta rivendosim bllokadën iraniane, e quajtur ashtu sepse do t’ua ndalojë hyrjen apo daljen vetëm anijeve ose konsumatorëve të Iranit” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin “Truth Social”./ Periskopi/











