Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj skandalit të fundit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, duke e cilësuar situatën si një dështim komplet të sistemit shëndetësor. Në deklaratën e tij të dhënë në emisionin “Pressing”, Gjini u rreshtua në krah të qytetarëve, duke vlerësuar lart denoncimin e nënës që publikoi pamjet nga spitali, ndërsa kritikoi ashpër masat e marra nga drejtoria për suspendimin e stafit të mesëm mjekësor.

Sipas kryetarit të Aleancës, kushtet brenda klinikës reflektojnë një realitet të hidhur të cilin institucionet po tentojnë ta fshehin përmes ndëshkimit të punëtorëve të thjeshtë. Ai ka numëruar një varg dështimesh flagrante, duke potencuar hapur gjendjen aktuale.

“Nuk ka pej, as barna esenciale, dyshekët me 10 vjet të vjetër, janë të palyera dhomat, nuk ka ujë në shumicën e dhomave, pikë tavani”. Gjini ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi destinacionin e buxhetit të shtetit duke pyetur publikisht: “400 milionë ku janë tu shku, a i intereson dikujt?”, tha Gjini në Pressing.

Më tej, kryetari i Aleancës e ka quajtur të papranueshme tendencën për të shkarkuar fajin tek infermierët dhe mbikëqyrësit.


Ai ka deklaruar se suspendimi i tyre është bërë vetëm për të mbuluar problemin e madh që ka ngritur një zonjë qytetare e përgjegjshme, duke shtuar se përgjegjësia duhet të jetë krejtësisht morale dhe menaxheriale në nivelet më të larta.

“Nëse kishte ndodhë një aksident, ish kan marre unë me dalë me thanë drejtori e ministri me dhanë dorëheqje, por po ju garantoj që krejt dyshekët janë qesi, pos ato dy dhoma që i ka pre shiritat krejt janë të njëjtë tjerat”.

Në përmbyllje, Gjini ka theksuar se kjo situatë nuk mund të fshihet pas vendimeve disiplinore ndaj stafit të mesëm, sepse kjo piramidë dështimi shkon deri në majat e saj drejtuese. Ai ka sqaruar se nëse ministri dhe drejtori nuk e kanë ditur se në çfarë gjendje të tmerrshme ndodhet spitali, ata duhet të japin dorëheqje menjehere.

“A po dojnë me thanë që drejtori e ministri se kanë ditë? Këta duhet me dhanë dorëheqje, sepse nëse nuk e kanë ditë janë të paaftë me kry punën, nëse e kanë ditë e s’kanë bo kurgjo nuk po u intereson, shkon kjo piramidë”. Për këtë arsye, ai ka përsëritur se situata në Pediatri nuk është një moment i izoluar, por “një gjendje komplet dështim”, përfundoi Gjini./ Periskopi/

Të ngjashme
Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

0:000:00