Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë trevjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u kafshua në fytyrë nga një qen i racës Dachshund në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas raportimit të BILD, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në pjesën perëndimore të Hamburgut, derisa fëmija po luante me qenin, i cili ndodhej në shportën e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në një moment, qeni e sulmoi trevjeçarin, duke i shkaktuar lëndime serioze në anën e djathtë të fytyrës dhe në syrin e djathtë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes intervenuan policia, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një mjek urgjence, të cilët i ofruan ndihmën e parë fëmijës.

Më pas ai u transportua me autoambulancë në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ku po trajtohet në repartin e pediatrisë.

Sipas mediave gjermane, trevjeçari bërtiste nga dhimbjet gjatë transportimit për në spital.

Në momentin e incidentit në shtëpi ndodhej edhe nëna e fëmijës, e cila, sipas raportimeve, pësoi gjendje shoku pas sulmit.

Në portën e kopshtit të shtëpisë ishte vendosur një tabelë paralajmëruese me mbishkrimin “Kujdes Qeni kafshon”, ndërsa raportohet se pronari mban disa qen, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Periskopi/

Të ngjashme
Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Ardian Gjini: Gjendja në Pediatri është dështim total i sistemit, dorëheqje e menjëhershme për ministrin dhe drejtorin

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

Rodri thotë se Spanja ka kapacitet ta mposhtë Francën

Erdogan premton se Turqia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjenocid tjetër si ai i Srebrenicës

Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

DASH lanson fushatën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, thonë se duan t’ia pamundësojnë operimin

Ministrja në Qeverinë e Serbisë: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas vështirësive në det

Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen pas vendimit të Zelensky-t për ta shkarkuar, ja kush janë kandidatët e mundshëm

“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

0:000:00