Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Baicë të Istogut, ku u përfshinë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës.

“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe, si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Klankosova.tv.

Rugova bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

Organet e rendit kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Të ngjashme
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës

Haxhiu e njofton Golën për seancën 6 gushtit, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër të Kuvendit (Dokument)

Çmimet globale të naftës bien sërish nën 100 dollarë pas rritjes së madhe

Paralajmërim i fortë për Prengën: Nuk i ka armët për të mposhtur Joshuan

Kurti s’merret me ndërkombëtarët, por pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë

I mbyllur në veturë vijon të rezistojë, i dyshuari për vrasjen e vjehrrit nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Kryesuesi-anëtarit të KGJK’së: Po kërkon vëmendje pasi këtë çështje e ngriti u.d. presidentja

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Vonesa e rezultateve: VITA kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë për marrjen e mostrave

“Sunny Hill Festival” në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore

Borë në fund të korrikut në Dobërdol të Podujevës (Pamje)

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

0:000:00