Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte në Masakrën e Krushës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.
I dyshuari i arrestuar për krime lufte është Shahin Bushi i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit paramilitar serb.












