Borë në fund të korrikut në Dobërdol të Podujevës (Pamje)

Reshjet e borës kanë zbardhur Dobërdolin e Pejës, duke sjellë pamje të pazakonta për muajin korrik.
Dobërdoli, i njohur si një vendbanim alpin në zonën kufitare me Malin e Zi dhe një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë verës, është mbuluar nga bora pas rënies së ndjeshme të temperaturave.
Pamjet e publikuara nga kjo zonë tregojnë peizazhe dimërore në mes të verës, një fenomen i rrallë për këtë periudhë të vitit. /Ekonomiaonline












