Pas 7 orësh negociata me RENEA-n, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri, ku një person vrau ish-vjehrrin ndërsa plagosi ish-vjehrren, ndërsa mori peng ish-gruan, ku më pas e lirojë ndërsa pas 7 orë negociata me forcat Renea kreu vetëvrajse.
Fshati Vidhisht në Roskovec u trondit mëngjesin e kësaj të premteje nga një krim i rëndë në familje. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshuar emrin në Refit, shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve.
Nga breshëria, mbeti i vrarë Kosta Plaku, ish-vjehrri i autorit, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, u plagos rëndë. Pas sulmit, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua me automjet drejt ish-fushes së aviacionit ne Kurjan.
Të rinjtë, të cilët jetonin rreth 2 kilometra larg njëri-tjetrit, kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kercenonte vazhdimisht, raportojnë mediat shqitare.
Me ndërhyrjen e policisë dhe RENEA-s, 32-vjeçari liroi ish-partneren, ndërsa vetë vrau veten pasi qëndroi i ngujuar në makinë për disa orë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
"Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:
Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale".











